A ju ka ndodhur ndonjëherë që disa hapësira t’ju duken të ngrohta dhe tërheqëse ndërsa disa ju bëjnë të ndiheni më të distancuar me hapësirën që ju rrethon? Psikologjia e ndriçimit ka të bëjë me këtë fenomen. Është e lehtë të anashkalosh rëndësinë e ndriçimit në projektimin e një dhome megjithatë zgjedhja e e duhur e dritës mund të bëjë diferencën. Diferencën në mënyrën se si ndriçimi ndikon në gjendjen tonë shpirtërore dhe perceptimin.
Psikologjia e ndriçimit na ndihmon të kuptojmë se si njerëzit reagojnë ndaj dritës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në mënyrën se si ne e perceptojmë dritën si psh pozicioni i dritës,fortësia e shkëlqimit, nuanca dhe saturimi.
Ndikimi i pozicionimit të ndriçuesve
Së pari, vendi ku vendosni dritat mund të ndikojë në përshtypjen ose përvojën e një personi në atë hapësirë. Ndriçimi i pozicionuar mbi nivelin e syve mund të krijojë një atmosferë më formale. Nga ana tjetër, ndriçimi i pozicionuar nën nivelin e syve mund të krijojë një atmosferë më joformale dhe nxit individualitetin. Sipas nevojave tuaja duhet të zgjidhni dhe pozicionimin.
Teknikat e dritave gjithashtu përbëjnë një ndryshim.
Dritat në perimetrin e një dhome mund ta bëjnë hapësirën të duket më e gjerë apo teknikat e ndriçimit si shplarësit e murit tërheqin vëmendjen drejt detajeve të tij .
Ndikimi i fortësisë së ndriçimit
Fortësia e ndriçimit pra sesa e ndritshme ose e zbehtë është një dritë mund të ndryshojë perceptimin tonë për një hapësirë. Sipas Robert Davis, i cili ka një doktoraturë në psikologjinë njohëse, një dritë e ndritshme ndihmon për t’i dhënë “kuptim” një ambient duke e bërë atë një hapësirë më të këndshme. Nëse një dhomë nuk ka dritë të mjaftueshme ka më pak të ngjarë të shijojmë projektin e një dhome.
Ndriçimi relativ mund të ndikojë tek ne si konsumatorë .
Psh ndriçimi në një dyqan ushqimesh ndikon në sasinë e produkteve që blihen. Drita gjithashtu ka një ndikim të madh në urinë tonë . Dritat e dimërueshme në të zbehtë janë të duhurat për fast food madje njerëzit kanë tendencen të konsumojnë në këto vende 39% më tepër ushqim.
Ndikimi i nuancës
Një nuancë dhe intensiteti i asaj ngjyre luajnë një rol në mënyrën se si ndriçimi ndikon në gjendjen tonë shpirtërore. Psh drita blu mund të ndihmojë në produktivitet. Pra nëse po zgjidhni ndriçimin për një hapësirë pune shkoni drejt dritës blu. Dritat e bardha janë mikpritëse e bëhen zgjedhja ideale për sallat e konferencave. Dritat e ngrohta krijon një atmosferë relaksi, kështu që duhen përdorur në dhomat e pushimit.
Një studim kërkimor i viteve të fundit arriti në përfundimin se faktorët si nuanca, saturimi dhe shkëlqimi mund të ndikojnë në rrahjet e zemrës dhe gjendjen emocionale. Gjithashtu në balancimin e ciklit të gjumit, uljes së stresit, dhimbjes së kokës etj
Ndriçimi është thelbësor në një projekt për të gjitha arsyjet e lartpërmendura por edhe për më tepër. Çdo gjë “shkëlqen” me dritën e duhur. Bëj zgjedhjen ideale!