Besoj se e keni dëgjuar shprehjen ‘’si farmaci’’, mbase sepse ajo që e personifikon një vend të tillë është pastertia dhe qartësia e sigurisht që elementi kryesor për ta arritur këtë është ndriçimi.
Iluminimi është i rëndësishëm për një farmaci pasi ndikon në përvojnë e një klienti, në vënien në pah të produkteve apo krijimin e një atmosfere të caktuar në dyqan. Ndriçimi ka edhe aftësinë të përforcojë identitetin e markës tuaj. Të paturit një iluminim të mirë krijon një ndjenjë mikpritëse tek klientët dhe transmeton një përvojë pozitive blerjeje. Sipas studimeve 80% e të dhënave ndijore të marra nga blerësit krijohen përmes syve.
Si fillim cila është baza e ndriçimit të një farmacie? Si mund të bëni zgjedhjen e duhur nga një shumëllojshmëri produktesh në treg?
Zgjedhja kryesore vazhdon të jetë teknologjia LED
Që nga fillimi i viteve 1900, ndriçimi floureshent u bë zgjedhja e të gjitha ambjenteve të punës apo të mjekësisë kjo për faktin që dritat e tilla ofronin ndriçim të ftohtë dhe ishin me efikase për sa i përkiste jetëgjatësisë. Megjithatë disavantazhet e tyre u zbuluan më vonë ku kryesorja rezultoi se drita e prodhuar ishte shumë jonatyrale, ndikonte keq për sytë dhe përmbante mërkur që ishte i dëmshëm për shëndetin.
Ndërkohë me zhvillimet e viteve të fundit u kuptua se ndriçimi Led është lloji i duhur për farmaci apo çdo ambjent tjetër kjo për faktin se përfitimet e tij janë të shumta. Duke filluar nga kursimi i energjisë elektrike, kostot e ulta të mirëmbajtjejes, mundësia për dimerim dhe mos-nxehja.
Shembull konkret
Një nga projektet më të mira të Vitalux referuar fushës së farmacive është ‘’FarmaBlend’’ me vendndodhje në Elbasan. Jemi shumë të lumtur që na kanë zgjedhur për të kompletuar ndriçimin e të gjithë rrjetit të dyqaneve të tyre me produket më cilësore.
Produktet e zgjedhura për iluminim e tre farmacive ‘’FarmaBlend’’ janë:
- Spote shine
- Profil Inkaso
- Profil linear i varur
- Profil tavanor
- Shirit LED
- Panele Led
- Spote inkaso
Sugjerim i Vitalux për farmacitë është ndriçimi i një cilësie të lartë që ofron pastërti drite.
‘’FarmaBlend 1’’ ka zgjedhur profilet inkaso, tavanorë dhe të varura pasi është produkti që plotëson të dyja këto kushte. Gjithashtu spotet inkaso plotësojnë ndriçimin në pikat kryesore të projektit.
Në projektin e dytë shinat me spote të orjentueshme janë një zgjedhje praktike pasi mund të lëvizen në këndin e dëshiruar dhe i ‘’shërbejnë’’ më së miri vitrinës. Duke pasqyruar një dritë cilësore produktet duken më mirë dhe qartësia mundëson leximin e karakteristikave të ilaçeve.
Ndërsa panelet Led të instaluara në farmacinë e tretë plotësojnë ndriçimin në mënyrë uniforme në mënyrë që asnjë cep mos të ngelet pa iluminuar. Teknologjia Led e ben ambjentin më të shëndetshëm si për klientët ashtu edhe për punonjësit.
Është thelbësore të kuptoni dhe të dini se si të përfitoni sa më shumë nga drita në mënyrë që ta bëni projektin tuaj unik për klientët por edhe një vend të këndshëm për të punuar.