Ju kemi udhëzuar për mënyra se si mund të ndriçoni projektin në mënyrë efektive e për trendet e fundit për sezone të ndryshme por nuk kemi adresuar ndonjëherë gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur vjen puna tek iluminimi. Për shumë njerëz, ndriçimi i një dhome apo hapësire duket si proçes i thjeshtë megjithatë në këtë artikull do të mësoni disa nga gabimet më të shpeshta që duhen evituar per pjesën e dritës:
- Instaloni në projekin tuaj vetëm një burim drite.
Projekti ka nevojë për disa nivele ndriçimi për të krijuar një ambjent të ekuilibruar dhe komod, si dhe për tu siguruar që e gjithë hapësira ka dritë. Të tre nivelet punojnë së bashku për ta bërë këtë. Ndriçimi dekorativ tavanor ose i varur është i përgjithshëm për ambjentine ndërsa ndriçimi teknik që lidhet kryesisht me spotet fokuson dritën në hapësirat e duhura dhe ndihmon në kryerjen e aktiviteteve. Përdorimi i vetëm i një ndriçuesi dekorativ pa nivelet e tjera mund ta bëjë projektin të duket bosh, ‘’pa jetë’’ dhe limiton funksionalitetin.
- Nuk ndriçoni mobiljet.
Ndriçimi teknik në pjesë të projektit si mobiljet nuk duhet të jetë jashtë planeve të ndriçimit të shtëpisë. Nuk duhen lënë në hije raftet apo garderoba pasi gjetja e sendeve në këto mobilje bëhet më e lehtë dhe eviton rrëmujën. Konsideroni instalimin e shirit LED për ta bërë më të lehtë kërkimin në këto hapësira, për ti bërë ato të duken të pastra, për tu dukur sa me estetike.
- Ndriçimi i instaluar nuk ka mënyra komandimi apo sensorë.
Kontrolluesit e ndriçimit si dimerat, telekomandat dhe sensorët e lëvizjes ju lejojnë të rregulloni dhe personalizoni disa aspekte të ndriçimit. Nëse përdoren siç duhet, ato madje mund t’ju kursejnë para në faturën tuaj të energjisë elektrike. Procesi i dimërimit shërben më së miri në momentet kur dëshironi të krijoni herë pas here një ambient më intim. Sensorët e lëvizjes të cilët ndezin dhe fikin dritat në momentin kur ju duhet të hapni garderobën ruaj ose kur ju nuk i ndizni dot dritat janë shumë praktik gjithashtu dhe lehtësues për rutinën tuaj.
- Keni zgjedhur temperaturën e gabuar të ndriçimit.
Dritat në temperaturën e gabuar mund t’i ndryshojnë komplet atmosferën një dhome apo projekti duke e bërë të duket e zbehur. Temperatura e ndriçimit përshkruan karakteristikat e ngrohta/ftohta të dritës sipas nuancës së saj, duke filluar nga nuanca portokalli i një qiri deri te drita e bardhë që ngjan me blunë e qiellit. Shumica e dritave kanë temperatura ngjyrash midis 2700K dhe 6500K. Sa më afër 2700K, aq më e ngrohtë ose e verdhë-portokalli është drita; sa më afër 6500K, aq më e ftohtë ose e bardhë-blu është drita. Temperatura e ndriçimit që ju nevojitet varet nga shumë faktorë duke filluar nga se çfarë lloj ambjenti është e deri në detajet e vogla si cfare ngjyre janë lyer muret.
- Keni zgjedhur ndriçuesit dekorativë të gabuar.
Dy nga gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur zgjedhin ndriçuesit është vlerësimi më tepër i dizajnit mbi atë të funksionalitetit dhe mosmarrja parasysh e madhësisë së ndriçuesit kundrejt madhësisë së dhomës. Beni kërkime rreth produktit dhe pyesni specialistët e ndriçimit për të gjitha pyetjet tuaja që të shmangni probleme në projektin tuaj.
- Nuk janë ekonomike dhe të shëndetshme.
Me kaq shumë llamba të avancuara teknologjikisht në treg, nuk ka kuptim të vazhdoni të përdorni dritat inkandeshente që harxhojnë energji dhe janë të vjetruar. Dritat LED kanë një larmi të madhe opsionesh. Kur të zëvendësoni llambat tuaja të djegura, kontrolloni nëse ato kanë efikasitet energjie.
- Pajisjet janë vendosur në mënyrë joefektive.
Jo vetëm që është e rëndësishme të zgjidhni pajisjet e duhura të ndriçimit, por është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që ato të vendosen në mënyrë efektive. Kjo mundëson që mos keni probleme me sytë, gjumin, mënyrën sesi dukeni në pasqyrë, etj.