Kur ju është dashur të merreni me ndriçimin e një projekti ndoshta e keni kapur veten duke bërë pyetje si ‘’Sa duhet të jetë gjatësia e kabullit të ndriçuesit?’’ apo ‘’A janë në madhësinë e duhur ndriçuesit që kam zgjedhur’’ e shumë të tjera si këto. Në këtë artikull kemi përmbledhur disa nga pyetjet më të zakonshme për vendosjen e ndriçuesave nga klientë për t’ju ndihmuar sadopak.
Le të fillojmë:
Kuzhina
Cila është gjatësia që duhet të ketë një ndriçues i varur sipër ishullit të kuzhinës?
Zakonisht ndriçuesi i varur duhet të jetë mbi ishullin e kuzhinës rreth 70-90 cm mbi sipërfaqen e tij.
Sa duhet të jetë gjatësia e një ndriçuesi sipër ishullit të kuzhinës?
Hapësira e duhur që duhet të ketë ishulli nga të dyja anët kur midis tij ndodhet një ndriçues i varur është rreth 15 cm. Gjithashtu mund të ndiqni rregullin e ⅔, duke zgjedhur një ndriçues linear i cili është sa ⅔ e ishullit të kuzhinës.
Çfarë madhësie duhet të kenë ndriçuesit e varur? Sa larg duhet të instalohen nga njëra-tjetra?
Madhësia e ndriçuesave që duhen sipër ishullit të kuzhinës tuaj varet nga madhësia e ishullit ose sasia e produkteve që do të vendosni aty. Për të mësuar më tepër rreth hapësirës që duhet të kenë midis tyre mund të përdorni disa rregulla. Ndajeni ishullin e kuzhinës tuaj në segmente të barabarta duke I shtuar një segment më shumë nga numri I ndricuesave që doni të përdorni. Për shembull: Nqs dëshironi të vendosni 3 ndricues të varur ndaheni ishullin në 4 segmente ose nqs dëshironi 2 ndriçuesa ndaheni ishullin në 3 segmente. Ndriçuesit duhen instaluar aty ku çdo segment takohet. Shembull: Nqs keni një ishull kuzhine afërsisht 180cm dhe dëshironi të vendosni 2 ndriçues të varur sipër tij ndajeni ishullin në 3 segmente të barabarta me nga 60 cm, dhe instaloni ndriçuesit aty ku takohet masa 60 cm me masën 120 cm dhe aty ku takohet masa 120cm me atë 180cm.
Tavolina e ngrënies
Cila është madhësia që duhet të ketë një ndriçues mbi tavolinën e ngrënies?
E ngjashme me ishullin e kuzhinës edhe tek tavolina e ngrënies duhet një distanë në anë të ndriçuesit rreth 15cm. Një ndriçues me diametër afërsisht sa 1⁄2 – ¾ e diametrit të tavolinës së ngrënies është ajo që sugjerohet sipas rregullave standarde.
Tualeti
Kur vjen puna tek ndriçuesit e përdorur për tualetin si duhen instaluar?
Ndriçuesit e tualetit janë të llojeve dhe stileve të ndryshme dhe njësoj si pasqyra ju duhet ti keni ato në të njejtin nivel me syrin tuaj për të iluminuar në ftyrën tuajën . Kur duhet që ndriçuesit e tualetit ti vendosni anash pasqyrës tuaj atëherë gjatësia ku duhet ti instaloni sipas rregullave standarte duhet të jëtë rreth 150-180 cm lart nga toka.
Cila është vendosja më e mirë që mund ti bëhët ndriçuesave të tualetit që instalohen sipër pasqyrës?
Një ndriçues tualeti I cili është tipologjia e tillë për tu vendosur sipër pasqyrës duhet të jetë sa ¾ e gjërësisë së pasqyrës. Nuk do ishte e këndshme që ndriçuesit e tualetit të tillë të tejkalojnë gjërësinë e pasqyrës osë të jënë aq të vogla sa ‘të humbasin’ dhe mos japin mjaftueshëm dritë. Nqs pasqyra e tualetit tuaj është shumë e gjërë konsideroni të vendosni 2 ose 3 ndriçues të tillë sipër.
Dhoma e gjumit
Kur bie fjala tek ndriçuesit mural tek dhoma e gjumit, cila është gjatësia e duhur për tu instaluar?
Kur shtriheni në krevat do dëshironit që ndriçuesit mural të jenë në një nivel me syrin sepse këto lloj dritash përdorën për aktivitete si leximi. Rreth 70-76cm sipër nga sipërfaqja e krevatit do të shfrytzonte në maksimum përdorimin e dritës. Kjo vlen që ndriçuesi mos të jetë shumë afër me krevatin për të mos ju prishur gjumin por as shume larg që mos të japi ndriçim që ju kërkoni.
Sa larg nga muri duhen instaluar spotet ose profilet inkaso?
Ka shumë varietete të spoteve ose profile inkaso. A po kërkoni një efekt që të shplajë murin apo doni të ‘’gjuani’’ ndriçimin tek një vepër arti? Këto pyetje do t’ju japi një zgjidhje kur vjen puna tek këndi I ndriçimit. Rregullat standard kur vendosni spote duhet që largesia nga muri duhet të jetë 90-120 cm midis murit dhe dritës.
Sa larg nga toka duhet të jetë një ndriçues?
Largësia mesatare që duhet të ketë një ndriçues i varur nga toka është rreth 2 metra. Gjithashtu kjo distancë mund të funksionojë edhe për lartësi më të mëdha deri në 3 metra por sigurohuni të këtë mjaftueshëm fortësi dritë.
Sa larg nga muri duhet varur një ndricues i varur?
Një ndriçues I varur duhet të ketë një distancë nga muri rreth 120 cm sidomos nqs afër murit ka ndonjë derë. Disa ndriçues të varur mund të instalohen më afër, nëse forma e lejon, por në përgjithësi, 120 cm i jep hapësirën dritës për t’u shpërndarë.
Shinat me spote. Sa larg duhet të jenë spotet nga njëra-tjetra?
Spotet e instaluara në shina 1 ose 3 fazore kanë mundësinë e orjentimit e mund ti përdorni sipas nevojave tuaja. Kjo ju shërben për të kryer aktivitete si leximi, gatimi, ose për ti dhënë fokusin një pikture që mund të keni në projekt sa me lehtë. Në rastet e përgjithshme spotet mund të vendosen 1 metër deri në 1 metër e 20 cm larg. Gjithsesi e mira e spoteve është që mund të lëvizen në të gjithë gjatësinë e shinës.
Sa larg duhen vendosur nga njera tjetra ndriçuesit e jashtëm të betonueshme ?
Ndriçuesit e jashtëm të betonueshëm janë thelbësor në një projekt pasi është produkti që orjenton dhe thekson rrugën. Një rregull i mirë do të ishtë ti vendosni 180-240 cm larg njëri tjetrit. Gjithsesi duhet llogaritur sic duhet lumeni.
Shënim: Ndriçuesit nuk janë të njejtë në praktikë duke filluar nga tipologjia, madhësia, fortësia e ndriçimit, gjatësia etj. Gjithashtu persona të ndryshëm kërkojnë gjëra ndryshe larg rregullave të instalimit standard. Ndonjëherë një ndriçues i ulur shumë poshtë shërben për të krijuar një efekt të caktuar por nuk do të thotë se është gabim instalimi I tij. Nqs keni dyshime do të ishte mirë të konsultoheni me ekspertë të ndriçimit, pra me fjalë të tjera mos e merrni këtë artikull si zgjidhjen e vetme të pyetjeve tuaja.