Sistemi i vlerësimit IP është një standard i Komisionit Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC) që zbatohet në disa kategori  produktesh përfshirë ndriçimin.

Pse vlerësimi IP është I rëndësishëm?

Vlerësimi IP informon blerësin se sa të mbrojtura janë  pajisjet nga grimcat dhe uji që mund të shkaktojnë dëme në ndriçuesit e tyre.

Ip ju vjen në ndihmë në momentet që ju duhet të zgjidhni ndriçimin e jashtëm ose të tualetit të projektit tuaj. Gjithashtu është e rëndësishmë për të zgjedhur ndriçimin e duhur për depo të cilat kanë mjedise me shumë pluhur ose ndriçimin që përdoret për anije ose jahte.

Për secilin nga këto raste  do të duhen pajisje  ndriçimi me një nivel të ndryshëm të mbrojtjes ndaj grimcave dhe ujit.

Metrika IP është një vlerë numerike dyshifrore.

Shifra e parë tregon nivelin e mbrojtjes nga grimcat, pluhuri dhe sende të tjera që ndodhen  në mjedis. Sa më e lartë të jetë shifra e parë aq më shumë mbrojtje ka produkti nga grimca shumë shumë të vogla.

Shifra e dytë i referohet nivelit të mbrojtjes ndaj lëngjeve. Numrat e ulët nënkuptojnë mbrojtje të kufizuar si psh rezistojnë vetëm nga spërkatjet, e ndërsa numrat rriten  nënkuptojnë mbrojtje më të madhe ndaj ujit e deri në numrin  8 që do të thotë se pajisja mund të zhytet plotësisht në ujë pa pësuar dëmtime.

Më poshtë keni shpjegimin e numrave të Ip-së

Vlerësimi IP: Shifra e parë (Mbrojtja ndaj grimcave, pluhurit, trupat e ngurtë)

0 – Nuk ka mbrojtje nga hyrja e ndonjë grimce

1 -> Pajisje  e mbrojtur nga hyrja e grimcave/objekteve deri në 50mm madhësi

2 -> Pajisje e mbrojtur nga hyrja e grimcave/objekteve deri në 12,5 mm madhësi

3 -> Pajisje e mbrojtur nga hyrja e grimcave/objekteve me madhësi deri në 2.5mm

4 -> Pajisje e mbrojtur nga hyrja e grimcave/objekteve deri në 1mm madhësi

5 – E Mbrojtur nga pluhuri; pluhuri duhet të hyjë në sasi të mëdha për të cënuar funksionin e paisjes

6 – E pamundur që pluhuri të hyjë

Vlerësimi IP: Shifra e dytë (Mbrojtja ndaj lëngjeve )

0 – Nuk ka mbrojtje nga hyrja e ujit

1 -Nuk dëmtohet nga uji që pikon

2 – Nuk dëmtohet nga uji që  anon deri në 15 °; nuk ka efekt të dëmshëm në instalime kundër ujit vertikal që pikon

3 – Nuk dëmtohet nga spërkatja e ujit; nuk ka efekt të dëmshëm në pajisje në çdo kënd deri në 60 °

4 – Nuk dëmtohet nga spërkatje e ujit; nuk ka efekt të dëmshëm në pajisje në çdo kënd

5 – 6 Nuk dëmtohet nga uji

7 –  Mund të zhytet deri në 1 m; uji nuk do të hyjë në pajisje

8 – Mund të zhytet më shumë se 1 m; instalimi është i përshtatshëm për zhytjen e vazhdueshme në ujë

Shembuj:

Ndriçuesit  me IP44 kanë   mbrojtje të moderuar nga grimcat dhe janë të mbrojtur nga spërkatja e ujit.

Ndriçues  me  IP65  ka 100% mbrojtje nga hyrja e pluhurit ose grimcave dhe është e mbrojtur nga uji. Ky nivel i lartë i mbrojtjes nga pluhuri dhe uji do të thotë që kjo pajisje mund të instalohet aty ku është plotësisht e ekspozuar ndaj pluhurit mjedisor dhe të gjitha kushteve të shiut.

Shumë drita që përdoren për anije ose jahte  janë ose IP67 ose IP68, në varësi të paisjes në të cilën janë projektuar të përdoren. Dritat nën ujë, për shembull, janë zakonisht IP68, që do të thotë se janë në gjendje të përdoren plotësisht të zhytur.

Para se të zgjidhni ndriçuesit tuaj merni parasysh vlerën e IP-së!