A doni të dekoroni shtëpinë tuaj me shirit Led?
Shiriti Led është një teknologji që ka dekada që është krijuar I cili dikur përdorej vetëm për dekor festash në shtëpi. Sot jo vetëm që përdoret në shumë varjetete por edhe në mënyra unike.Duke filluar që nga hapësirat e jashtme e deri tek dekori I brendshëm shiriti Led mund të përdoret për ta bërë projektin tuaj të duket më modern dhe ‘’stil’’.
Më poshtë do të gjeni disa ide sesi mund ta instaloni në projektin tuaj:
Kuzhina
Përdorimi I shiritit Led në kuzhinë është një mënyrë për të shtuar atmosferën moderne në një hapësirë. Mund të zgjidhni nga një varietet temperature ndriçimi duke filluar nga ndriçimi I ngrohtë deri tek I bardhë ose I ftohtë . Nqs dëshironi të tregoheni kreativ mund të përdorni versionin RGB me ngjyra. Mund ti instaloni poshtë kabinave të kuzhinës, poshtë banakut apo edhe në vendin e ngrënjes.
Shiriti jo vetëm qe do krijojë një pamje estetike por edhe shumë funksionale.Ndriçimi ekstra mund t’ju ndihmojë të pregatisni ushqimet dhe vaktet. Gjatë mbrëmjes mund t’ju ndihmojë të orjentoheni më kollaj pasi nuk do të gjendeni në errësirë dhe nuk do të këtë ndriçim aq të fortë sa për ‘’të vrarë sytë’’.
Oborri
Oranizimet në hapësirën e jashtme të shtëpisë janë bërë gjithmonë e më popullore. Duke filluar nga darkat me miqte dhe kalimi I një mbrëmje-je të këndshmë familjare, oborri është kthyer në një ambjent që duhet ndricuar me doemos. Një nga mënyrat më të mira për të vënë në pah pjesët më të bukura të kopshtit apo oborrit tuaj shiriti Led është një zgjedhje shumë e mirë. Mund ti japi projektit një atmosferë më të ngrohtë duke e instaluar shiritin nëpër parmakë ose kangjëlla apo pishinë.
Dhoma e ndenjes
Dhoma e ndenjes është hapësira më e frekuentuar e shtëpisë pasi mbidhet e gjithë familja. Shiritin Led në këtë vend mund ta instaloni në mbajtësen e televizorit ose në pjesën e tavanit. Kjo mund ti japi shtëpisë suaj hijeshi dhe nqs doni diçka më moderne dhe argëtuese përsëri qendron opsioni shirit RGB.
Nuk është e nevojshme që të ndroni ndriçuesit tuaj apo të bëni ndryshime të medha në mobilim, shiriti Led mund të bëjë ndryshime të mëdha madje edhe duke kursyer. Shiriti Led mund të theksojë pjesët që kanë ngëlur ‘’në hijë’’ por pa e tepruar me ndriçim.
Garazhdi
Garazhdi është një hapësirë që përveç se magazinohen objekte edhe mund të punohet ose të bëhen rregullime. Ndriçimi mund të plotësohet me anë të shiritit Led për të shmangur aksidente ose që të humbin objekte.
Tualeti
Avancimi I rrjeteve sociale ka bërë që selfie-t në tualet të kthehen në një trend. Përveç ndriçimit funksional, shiriti Led i jep një pamje ndryshe kësaj hapësire. Mund ta instaloni rreth pasqyrës ose në cepat e dushit për ta bëre banjën të duket më ‘’chic’’. Në këtë mënyrë edhe mund të bëni një selfie të bukur.
Shkallët
Me anë të Led mund të krijoni një pamje më kontemporane në projektin tuaj nqs keni shkallë. Shiriti është I fshehtë dhe minimal në përmasa prandaj nuk do t’ju pengojë. Gjithashtu do ti jepte reflektimin që I duhet shkallëvë dh iluminim. Ndriçimi I tyre do të krijonte një atmosferë më mikëpritëse edhe për të ftuarit.
Dhoma e gjumit
Nqs keni Tik Tok besoj e keni parë që shiriti Led në dhomën e gjumit është kthyer në një trend sidomos tek adoleshentet. Nqs dëshironi të lyëni muret e dhomës me shiritin Led mund ta shmangni duke instaluar RGB dhe të vendosni cfarë ngjyre të doni në dhomë. Një ndryshim impresionues.
Ndryshimi I një projekti mund të realizohet thjeshtë dhe bukur me shiritin Led i cili është ekonomik, praktik dhe estetik.
Bazuar: https://thelightingoutlet.com.au/blogs/news/how-to-decorate-with-led-strip-lighting