Fryma e punës, niveli i lartë i krijimtarisë dhe aftësia teknike e shfaqur në projektet ndërkombëtare të përzgjedhura më poshtë, dëshmojnë vërtësinë e parimeve bazë të një dizajni të mirë, pavarësisht vendndodhjes apo kohëzgjatjes së projektit.
1.Gifu Media Cosmos | Tokio
Format dinamike arkitekturore të Toyo Ito, fitues i çmimit Pritzker, plotësojnë zgjidhjet dinamike të ndriçimit në këtë objekt, në të cilin gjendet një bibliotekë, një galeri, një sallë multifunksionale dhe një qendër komunitare. Lighting Planners Associates projektuan ndriçimin në përputhje me kërkesën për të ulur konsumin e energjisë me 50 përqind. Në sallën e bibliotekës, ndriçues “globes” në formën e çadrave dizenjuar me tekstura të ndryshme, qëndrojnë të varur përmbi sallë duke krijuar ndriçimin dhe hapësirën e duhur për lexim. Sensorët kontrollojnë ndriçimin e ambientit në mënyrë automatike në ditët me re. —E.E.D.
2.Bolon Eyewear | Shangai
Në dyqanin e parë të shitjes të Bolon Eyewear, prodhuesit më të madh të syzeve në Kinë, projektuesi i ndriçimit të ambientit Gerd Pfarré, bashkëpunoi me Ippolito Fleitz Group, me qendër në Gjermani, për të krijuar një ekran mural skulptural të personalizuar. Dhjetëra panele horizontale dhe vertikale, të cilat projektuesit i quajtën “finet e ekranit”, qëndrojnë të ndezuara lart dhe poshtë. Çelësi i sekretit në arritjen e efektit dramatik vizual, qëndron tek projektimi i dritave në mënyrë të tillë që asnjëra nuk godet sipërfaqet vertikale. Rezet e dritave LED në tavan synojnë krijimin e një ndriçimi të shpërndarë në mënyrë të barabartë në mermerin e bardhë, i cili më pas reflektohet në tavanin e dekoruar me ar. -E.E.D.
3.Banka e Montreal-it | Dega kryesore, Toronto
3500K u zgjodh si temperatura e duhur e dritave për të gjitha instalimet e bëra në mbështetje me ngjyrat karakterizuese të identitetit të bankës.
Banka e Montrealit | Dega kryesore e Torontos
Dizajn Arkitektural i Ndriçimit Arkitektural Toronto
Me ridizajnimin e identitetit të bankës dhe degës së saj në Toronto, Banka e Montrealit synonte përmirësimin e shërbimit, në një nivel ku transparenca dhe thjeshtësia të ishin baza e shërbimit të ofruar. Lightbrigade ndihmoi në transformimin e hapësirës 26,000 metra katrorë duke zëvendësuar sistemin ekzistues me ndriçues LED të montuar në mënyrë lineare në formë katërkëndore. Falë këtij ndriçimi tashmë dega paraqitet me një “fytyrë rrezatuese” në rrugën e qytetit. —E.E.D.
4.Muzeu i Artit dhe Kulturës |Münster, Gjermani
Për rinovimin dhe zgjerimin e Muzeut të Artit dhe Kulturës – LWL, firma projektuese për ndriçimin Licht Kunst Licht, krijoi një skemë në të cilën drita përcakton arkitekturën. Ashtu si struktura origjinale, e cila daton që nga viti 1908, ashtu edhe shtesa e ndërtuar, janë të organizuara rreth një seri oborresh. Të treja hollet kanë të projektuar një tavan xhami ku integrohet drita natyrale me ndriçimin e aplikuar për të krijuar një mjedis të shëndritshëm dhe të përshtatshëm për të shijuar në mënyrën e duhur artin që muzeu ofron. —E.D.
5. Waldorf Astoria | Amsterdam
Ambientit të “Waldorf Astoria ” i cili daton që prej shekullit të 17-të, iu dha një rinovim delikat në të cilin ndriçimi i fshehur nxjerr në pah arkitekturën historike. Një sistem inteligjent kontrolli aktivizon ndriçimin, i cili është projektuar për t’iu përgjigjur ndryshimit të ndriçimit natyral jo të barabartë që ofrojnë gjatë ditës rrezet e diellit në këtë pjesë të Europës. Ky kombinim i teknologjisë së lartë dhe ndjeshmërisë artistike e pozicionon mjaft mirë projektin në kontekstin historik dhe elegant të Amsterdamit. -A.S.