Në qendrat estetike dhe spa-të duhet të mbizotërojë  atmosfera e qetësisë dhe relaksit prandaj edhe ndriçimi duhet të jetë i mirëmenduar për të qenë ‘’ në të njejtën linjë’ me projektin. Përveç kësaj iluminimi duhet të jetë sa më funksional e të theksojë zonat e ndryshme.

Për ta bërë ketë duhet të zgjidhni ndriçues me dizajne unike që përhapin dritën e nuk të vrasin sytë që të krijoni një ambjent të rehatshëm e intim që i përshtatet totalisht një spa-je.

GOLDEN SPA RELAX

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla për të krijuar ndriçimin e duhur për një qendër relaksi:

  • Vendosni sa me pak ndriçues të varur
  • Në zonat e relaksit përdorni ndriçim të difuzuar që e përhap dritën kudo
  • Përdorni produkte hermetike me IP për ambjentet me ujë ose me avull
  • Përdorni produkte të dimërueshme tek dhoma e masazhit për të kontrolluar intensitetin e dritës
  • Tek pjesa e koridorit duhet të krijohet ndriçimi orjentues për klientet

Për të krijuar një ide konkrete kemi si shembull ‘Golden Spa Relax’ e cila ka instaluar në projekt produkte si shirit LED, profile, spote inkaso e panele.

Hyrja

Një nga gabimet që mbizotëron në disa qendra relaksi është që mbivendosin ndriçues të varur dekorative. Kjo zgjedhje e ‘rëndon’ më tepër ambjentin për syrin por edhe rrit shumë sasinë e dritës që duhet për një spa. Siç thotë edhe shprehja ‘’cilësia duhet të mbizotërojë në krahasim me sasinë’’ dhe produktet duhet të jenë sa  më minimaliste. Në ‘Golden Spa’ ndriçuesit e varur janë përdorur vetëm në zonën e hyrjes, e kjo e bën ambientin mikpritës, komod dhe i bën mysafirët të ndihen më të qetë. Ndërsa pjesa tjetër e projektit është bazuar kryesisht tek produktet inkaso.

GOLDEN SPA RELAX

Korridoret dhe vendkalimet

Korridoret dhe vendkalimet  janë një nga pjesët më të rëndësishmë funksionale të projektit pasi orjentojnë klientët lehtësisht nëpër spa e kjo mund të bëhet edhe me anë të ndriçimit. ‘Golden Spa’ ka përdorur profilet inkaso të cilat janë formuar sipas drejtimeve që mund të meren në qendër. Ndërsa tek pjesa e zonave relaksuese si sauna apo dhoma e masazhit, ndriçimi i koridorit është bërë me spote inkaso për të mos interferuar në atmosferën që duhet të krijojnë zona të tilla. Për të vënë në pah detajet ’pa krijuar shumë rëmuje e shpërqëndrim për sytë’ është instaluar shirit LED dhe ndriçues mural tek pjesa e statujave.

GOLDEN SPA RELAX

Dhoma e masazhit 

Dhoma e masazhit është një oaz relaksi, prandaj zgjedhja e ndriçimit duhet të jetë shumë e kujdesshme. Për këtë dhomë, këshilla më e mirë do ishte përdorimi i  ndriçimit të ngrohtë  LED e me intensitet të ulët. E rëndësishme është që klienti të ndihet i qetë prandaj ne rekomandojmë produktet që mund të dimërohen. Në këtë mënyrë profesionistët e masazhit mund të komandojën vetë atmosferën që duan të krijojnë. Në ‘Golden Spa’ është përdorur shiriti Led të cilit i ulet dhe i ngrihet intensiteti i dritës me anë të pulteve të komandimit dhe minispotet për të nxjerë në pah detaje si pikturat. 

GOLDEN SPA RELAX

Dhoma e pritjes

Kjo zonë specifike përdoret për pushime të vogla ose momente relaksi ku klientët pushojnë duke pushuar në shtretër të rehatshëm. Kjo është një arsyeje pse duhet kontrolluar niveli i ndriçimit e në  këtë rast ju këshillojmë të zgjidhni produkte si shiriti Led RGB që mund të përdorni komandimin për të vendosur ngjyrat që dëshironi për ta përshtatur me trajtimin që do të marrë klienti.

GOLDEN SPA RELAX

Dushet, Sauna, Hamami etj

Brenda hapësirave si dushet, pishinat, sauna etj  pajisjet e ndriçimit duhet të kenë një shkallë mbrojtjeje IP ndaj avullit dhe ujit. Këshilla jonë do të ishtë instalimi i spoteve hermetike të cilët kanë edhe llambë të ndryshueshmë që mund të zgjidhni sipas dëshirës temperaturën e ndriçimit. Një tjetër produkt i sugjeruar është edhe shiriti LED me IP 67 që mund të instalohet në vende me avull si sauna.

Duke zgjedhur modelet e duhura ju do t’i jepni identitet biznesit tuaj, estetikë projektit dhe thelbin e relaksimit që duhet të trasmetojë një spa në çdo zonë. Ju mirëpresim në Vitalux.