Në ditët e sotme, ka një interes shumë të madh për ndriçues me materiale natyrale pasi njerëzit po e vlerësojnë gjithnjë e më shumë karakterin unik dhe cilësinë e lartë të produkteve të punuara me dorë. Për këtë arsyje nuk është çudi që ndriçuesit ekologjikë vazhdojnë të konsiderohen trend. Të paktën 3 vitet e fundit këto ambazhurë po avancojnë në forma dhe madhësi nga më të larmishmet.
“Krijuar me dorë me teknika tradicionale dhe materiale natyre” është fjalia që përshkruan më së miri këta ndriçues që janë një frymëzim për çdo klient I cili i aplikon si produkte në projekt. Ambazhurët natyral janë një përzjerje shumë e bukur e kulturës & identitetit me modernen & modën e viteve të fundit. Një ‘’copëz’’ natyrë e përshtatur brenda mureve të një shtëpie, hoteli e restoranti. Teknikat tradicionale të përdorura në krijimin e tyre i japin një prekje unike dhe individualiteti çdo produkti.
Për entuziastët dhe të apasionuarit pas natyrës Vitalux sjell një koleksion të bollshëm me modele ndriçuesish natyral të krijuara në vende ekzotike dhe të transportuara nga Greqia . Këto produkte nuk qëndrojnë vetëm në kornizat e ‘’të bukurës’’ por janë shumë më shumë të veçantë pasi:
Promovojnë kulturën dhe artizanatin: Ndriçuesit e punuar me dorë me materiale natyrore si bamboo, rattan dhe kashte promovojnë artizanatin dhe trashëgiminë kulturore. Ata inkorporojnë teknika tradicionale e manuale që ndihmojnë në vazhdimësinë e traditave të vjetra të punës . Artizanët shpesh zhvillojnë modele dhe detaje unike në këto produkte, duke krijuar një dimension të veçantë estetik dhe personal në ambientet ku do instalohen.
Krijimi I atmosferës: Ndriçuesit prej kashte dhe rattani ofrojnë ndriçim të butë, ideale për krijimin e atmosferës në ambientet e relaksit dhe të qetësisë. Përdorimi i këtyre produkteve sugjerohet shumë në zona si dhomat e gjumit, qendrat e spa-së ose në industritë e turizmit.
Impakti Social: Si produkte ekologjike ato krijohen nga komunitetet e grave indoneziane të cilat krijojnë çdo pjesë me detaje në mënyrë artizanale me shumë dashuri, e në momentin që ju blini një ndriçues të tillë kontribuoni edhe në mirëqenien e shumë fëmijëve dhe grave. Prodhimi I tyre është i lidhur me programet e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të sigurisë ekonomike për artizanët dhe familjet e tyre.
Rezistente dhe ekologjike: Gjithashtu bamboo-ja , rattan-i dhe kashta janë materiale shumë të qëndrueshme dhe të forta duke krijuar rezistencë në jetëgjatësinë e ndriçuesit e ripërtërihen kollaj duke mos dëmtuar mjedisin. Ndryshe kjo nga materialet sintetike që janë imitim.
Ndriçuesit ekologjik janë të shumëllojshëm duke ju përshtatur nevojave dhe shijeve të çdokujt. Fillojnë që nga stili minimalist që ofron linja të thjeshta dhe forma të pastra e deri tek ato ambazhurë që kanë motive organike të frymëzuara nga natyra duke imituar format e gjetheve, guackave të detit etj. E nëse ju pëlqejnë produktet akoma më ekstravagante atëherë ka edhe ndriçues me element zinxhirësh, ngjyra të ndezura dhe përmasa shumë të medha. Krijuar ne tipologji të ndryshme si ndriçues tavoline, murale, të varur dhe tavanore. Në galerinë më poshtë mund të shihni disa prej tyre.
Për ta thënë shkurt ambazhurët e tillë janë totalisht një përvojë unike. Ju ftojmë ti shihni në showroom-in tonë 😉