LED Flex është një ndër produktet e ndriçimit linear profesional që mund të marrë formën që i nevojitet projektit prej fleksibilitetit që ka. Ky produkt është edhe rezistent ndaj ujit pra mund të përdoret edhe në ambjentet e brendshme dhe jashtme. Krahasuar me ndriçimin tradicional, LED Flex ka disa përparësi:
Është jetëgjatë
Jetëgjatësia mesatare e përdorimit të LED Flex është <50,000 orë përdorimi. Ky lloj ndriçimi fleksibel zgjat 5 vjet ose më shumë në varësi të përdorimit.
Kursen energji
Për shkak të efikasitetit të lartë të teknologjisë LED, konsumi i energjisë zvogëlohet nga 6 deri në 8 herë në krahasim me ndriçimin neon floureshent për pasojë faturat e energjisë elektrike ulen ndjeshëm.
Nuk kanë rrezik djegieje
LED Flex janë aq efikase sa që mbartin më pak nxehtësi se materiali i qelqit. Zakonisht ky produkt nuk krijon nxehtësi, kështu që ka shumë pak rrezik për djegie.
Rezistencë e lartë ndaj faktorëve
LED Flex është një produkt rezistent ndaj disa faktore të jashtëm dhe është i papërshkrueshëm nga uji pasi është me IP67. Për shkak të teknologjisë së lartë me të cilën prodhohet ka edhe efiçencë shumë të lartë iluminimi.
Nuk është i dëmshëm për mjedisin
Ndriçimi fluoreshent përmban gazra toksikë si mërkuri dhe argoni. Kjo do të thotë se është pothuajse e pamundur të riciklohen pastër këto drita – një problem që nuk gjendet tek LED Flex.
Kërkon pak mirëmbajtje
Duke pasur parasysh jetëgjatësinë e gjatë, ndriçimin uniform dhe efikasitetin që ka, është e lehtë të kuptohet pse LED Flex-i kërkon më pak mirëmbajtje. Materiali silikon i tejdukshem përvec ndriçimit uniform nuk shkakton probleme dëmtimi në produkt . Gjithashtu,janë të lehta për t’u pastruar, e duke qenë se LED Flex funksionojnë mirë si në ambjentet e brendshme ashtu edhe në ambjentet e jashtme nuk është e nevojshme ti mbroni.
Instalim i lehtë
Instalimi i LED-it fleksibël është shumë i thjeshtë. Mund të instalohet edhe nga persona që nuk kanë njohuri të larta në fushën e instalimeve elektrike. Led Flex mund të pritet, përkulet dhe krijon pothuajse çdo formë.