Fotografi amerikan Aaron Rose ka një shprehje të famshme që citon se ‘Nën dritën e duhur, çdo gjë duket jashtëzakonisht e bukur’. Kjo shprehje tregon me pak fjalë rëndesinë që ka ndriçimi edhe në një dyqan veshjesh. Ka një shumëllojshmëri produktesh iluminimi për biznese të tilla por më e rëndësishmja është që ndriçimi duhet të nxjerë në pah rëndësinë që ka marka. Një shëmbull shumë i mirë i projektuar deri në detaje për të përfaqësuar sa më mirë një markë veshjesh është edhe ‘Pinko’, projekt që gjendet në stadiumin ‘Air Albania’.
Si fillim këto janë disa arsyje se pse ndriçimi ndikon në një dyqan veshjesh:
- Tërheq dhe i orjenton lehtësisht klientët drejt biznesit
- E vendos theksin tek seksionet e veçanta ose produktet që që klienti duhet të marrë parasysh
- Thekson identitetin e markës
- Krijon një atmosferë mikëpritjeje dhe pozitive tek klienti
- Rrit rëndësinë e investimit
Jemi shumë të lumtur që ‘Pinko’ zgjodhi Vitalux për të plotësuar ndriçimin e ambjentit duke përdorur produkte si :
- Profili profesional i varur
- Profile ndriçimi dhe shirit LED i fshehur për të orjentuar vëmëndjen
- Spote inkaso
- Shinë magnetike te kombinuar me spote me difuzor
- Shinë 3 fazore me spote për të tërhequr vemëndjen rreth vitrinës.
Instalimi i një produkti profesional
Një nga produktet më të veçanta dhe inovative të ndriçimit kur flasim për bizneset pa dyshim janë profilet të cilat krijohen në forma, përmasa dhe ngjyra të ndryshme. Profili profesional i varur me pllakë Osram i instaluar në ‘Pinko’ bën një përhapje perfekte të dritës dhe ka efiçencë të lartë ndriçimi për të mbulluar të gjithë hapësirën e madhe të projektit. Nuk krijon fliker e dizajni interesant ‘i çregullt’ miksohet më mënyrë perfekte me pjesën tjetër të dekorit.
Ndriçimi tek pjesa e rafteve
Raftet janë pjesa më e rëndësishme ku duhet të fokusohet klienti. Shiriti ose profili LED është mënyra më praktike sesi mund të orjentohet vëmëndja dhe të duken në mënyrë sa më të detajuar produktet. Spote inkaso gjithashtu japin dritë pa krijuar bezdisje tek sytë. Një tjetër e mirë e iluminimit të rafteve është edhe se lehtëson shërbimin sepse produktet gjenden më lehtë.
Ndriçimi i vitrinës së jashtme
Vitrina është pika e parë kryesore që shton vlerën e markës tuaj dhe duhet ndriçuar në mënyrën e duhur. Shina tre fazore me spote gjuajtes si në shembullin e ‘Pinko’ ndihmon në fokusimin e objekteve si në këtë rast të manekinave. Temperatura e ndriçimit natyrale me CRI më të lartë është ideale për ambjente biznesi ku përveç iluminimit të detajeve nevojitet edhe për të rritur produktivitetin e punonjësve dhe gjendjen psikologjike të klientëve.
Shina magnetike me spote difuzore
Shina magnetike e instaluar në katin e poshtëm të dyqanit e kombinuar me spote me difuzor është një zgjidhje shumë e mirë për një hapësirë të vogël. Njësoj si profili i varur profesional edhe shina magnetike me këto lloj spotesh bën ndriçim të njëtrajtshëm dhe krijon interes vizual. Kjo zgjedhje është edhe mjaft praktike pasi spotet mund të lëvizen në të gjithë gjërësinë e shinës nqs duhet ndryshuar përqëndrimi i dritës nga një vend në tjetrin.
Përveç produkteve cilësore të markave ndërkombëtare në Vitalux mund të përfitoni dhe nga konsulenca e projektimi inxhinjerik që ne si kompani ofrojmë për të iluminuar në mënyrë sa më efiçente projektin tuaj. Ju mirëpresim!