- Ndriçues dekorativ Puzzle (të varur)
- Ndriçues Linear (të varur)
- Ndriçuesmural
Këto 3 kategori kanë të njëjtat dimensione të strukturës duke bërë që spotet magnetike të perdoren tek secili. Ky komditet lejon mundësinë e kompozimit të ndriçuesit sipas dëshirës duke e bërë atë të ndryshëm. Gjithashtu gjendet në 2 ngjyra Black & Gold.
Struktura e ndriçuesit magnetik është përcjellës 24 V ( tension i ulët i padëmshëm)
Formohet pa ndihmën e specialistit, bashkimi i elementeve magnetikë e ofron këtë mundësi në pak sekonda.
Struktura formohet në disa “kate” me bashkues magnetik.
Dizajni i këtyre ndriçuesve është modern dhe minimalist duke u përshtatur më së miri me elementët e tjerë të ambientit.
Shumëllojshmëria e spoteve i bën këta ndriçues të kërkuar
- Spot material alumin GOLD
- Spot material alumin BLACK
- Spot alumin Black ose Gold i kombinuar me qelq
- Spot qelqi me dizajne të ndryshëm
- Spot linear me ndriçim LED të inkorporuar
- Spote dyshe (lart-poshtë) me dopio ndricim LED
SHINA MAGNETIKE
Shinat magnetike janë dy lloje:
- Shina të inkastruara
- Shina jashtë kase
Për të dy llojet e shinave ekzistojnë shumëllojshmëri spotesh gjithashtu magnetik të cilët zhvendosen lehtësisht në të gjithë gjatësinë e shinës.
Dezajni i shinës është slim dhe duke ofruar një pamje të këndshme në hapsirën e montuar.
Aksesori i bashkimit të shinave bën të mundur formimin e shinës në forma sipas kërkesës së klientit.