NdricimHoteli

Një dhomë hoteli mund të jetë e ngrohtë dhe mikëpritëse ose e ftohtë bazuar në zgjedhjen që është berë për ndriçimin. Hotelet që duan të krijojnë atmosferën e duhur për klientët, ndriçimi duhet të jetë fokusi kryesor. Specifikisht ndiçimi Led mund të bëjë të mundur ndryshimin rrënjësor në një ambjent të tillë.

Më posht do të gjeni arsyjet se pse ndriçimi ndikon në pamjen e një hoteli dhe sim und ta permirësoni:

hotelBlog

Vini në pah pikat kryesore të projektit

Nëse dhoma ka disa pika kryesore që duhen vënë në pah  si psh ndonjë vepër arti apo një set I bukur çarçafësh ndriçimi me spote mund të nxjer në pah elementët më të bukur të projektit. Ndërsa ndriçimi me kënd lëvizje në zona të caktuara për të drejtuar klientët ose për të parë me vëmëndje hapësirën.

Vizibilitet në tualet

Në një dhomë hoteli klinetët fokusohen tek hapësirat që I ndihmojnë të behen gati për këtë ju duhet efiçencë ndriçimi që të mund të kryejn aktivitete si aplikimi I makjazhit, rregullimi I flokëve etj. Ndriçimi I duhur mund të bëjë një diferencë shumë të madhe në ekperiencën e qëndrimit të dikujt në dhomë. Drita Led që është e përafërt me ndricimin e ngrohtë dhe qe vendoset  afer me pasqyrën është e duhura.

E bën dhomën të duhet më e pastër

Ndriçimi I dobët mund të krijojë ndjesinë e papastërtisë edhe në vendet më të pastra  ndërkohë që nga ana tjetër , ndriçimi I duhur mund ta bëjë dhomën të duket më e pastër. Ndriçimi Led ka një ‘’freski’’ që nuk gjendet në llojet e tjera të dritës që mund ta bëjë dhomën më të paraqitshme kur dikush hyn në të.

Ndriçimi ecologjik

Megjithëse nuk janë të detyrueshme, hotelet mund të zgjedhin opsione ndriçimi që janë miqësore me mjedisin pasi dhe kjo mund të tërheqë vëmëndjen për mirë të klientve. Karakteristika të tilla mund të tërheqin udhëtarë që të shpenzojnë financat e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Ndriçimi Led është shumë ekonomik, harxhon më pak energji dhe ka përftime të mira shëndetsore pra ka përfitimë për të gjithë.

Ndriçim I ndryshëm në hapësira të ndryshme

Hotelet organizojnë disa lloje eventesh nga takimet e punës të bizneseve deri tek dasmat për këtë arsyje duhet të përshtasin ndriçim ndryshe në hapësira të ndryshme. Duke filluar nga një larmishmëri ngjyrash nga shiriti Led RGB deri tek ndriçimi I dimërshueshëm, hoteli duhet ti përshtatet nevojave të klientit sipas eventit.

Ndriçimi nuk është diçka për tu marrë lehtë kur planifikoni projektin e një dhome hoteli. Mund të krijojë ose prishë atmosferën e një ambjenti që rrjedhimisht nga ana tjetër  do të bëjë një ndryshim në përvojën e klientit. Për të patur mysafirë të kënaqur, investoni në ndriçimin e duhur.