Smart-Lighting

Çfarë është ‘’ndriçimi inteligjent’’?

Ndriçimi inteligjent është llamba dhe ndriçuesat të cilët mund të dimerohen apo të  komandohen ngjyrat nëpërmjet telefonit ose tabletit tuaj me anë të internetit. Me një prekje mund të ulni apo të ngrini fortësinë e dritës, të zgjidhni kontrastin që doni apo ta ndani në zona ndriçimi shtëpinë tuaj madje edhe të vendosni orare të ndriçimit.

Kur instalohen në shtëpi, ndriçimi inteligjent është shumë fleksibël, ju mund të fikni apo ndizni dritat me nje trokitje duarsh apo nqs doni të  fikni dritat kur jeni duke u  larguar dhe i  keni duart e zëna mund të përdorni komandën zanore.  Nqs jeni duke studjuar mund të rrisni intensitetin e dritës për të siguruar vizibilitet të lartë. Apo nëse  po organizoni një festë në shtëpi mund të kombinoni dritën me muzikën në sfond me anë të ndriçimit RGB. Nqs ktheheni vonë në shtëpi mund ti ndizni dritat  para se të arrini aty e shumë të tjerë shembuj.

Edhe bizneset e vogla mund të përfitojnë nga ndriçimi I zgjuar. Dyqanet që shesin bizhu apo dyqanet e rrobave mund të komandojnë ndriçimin për ti krijuar klientit një ide vizuale më të qartë rreth produktit. Ndriçimi Led me RGB janë shumë një zgjedhje shumë e mirë kur vjen puna tek organizmi i eventeve apo gjatë bërjes së photoshootit pasi ndryshojnë ngjyrë lehtë.

Instalimi I ndriçimit të zgjuar nuk ka nevojë për instalime elektronike por mund të komandohen me anë të :

  • Lidhjes me internet
  •  Bluetooth-i i aktivizuar në tëlëfon ose tablet
  • Një aplikacion për telefon ose tablet si  : Apple HomeKit ose Philips Hue
  • Një sistem zëri si Alexa apo Google

Por sigurohuni që t’i kushtoni vëmendjen e duhur   përputhshmërisë së secilës llambë apo ndriçuesi me ‘’ pajisjen e zgjuar’’. Disa produkte   kërkojnë vetëm Bluetooth dhe të tjerë që mund të jenë  të pajtueshëm vetëm me telefonat Apple.

Marrë nga :https://blog.1000bulbs.com/home/are-you-bright-enough-to-set-up-smart-lighting

SmartLighting