Keni një projekt të ri dhe po kërkoni ide se si mund ta ndriçoni? Ndiqni më poshtë trendet e vitit 2022-2023 rreth iluminimit 😉
Ndriçues me materiale natyrale
Nuk është çudi që tendencat e ndriçimit për sezonin e ri do të vazhdojnë të përqëndrohen tek ndriçuesit me materiale natyrale siç ka ndodhur edhe në sezonet e mëparshme. Përveç iluminuesve me material si druri, bamboo-ja, lëkura etj. që kanë qenë të pranishme, tashmë janë shtuar edhe ato të punuara me spango, litarë, dhe letër. Në ndryshim nga vitet e tjera, risitë e reja përfshinë ndriçues me forma të çrregullta.
Ndriçuesit me formë ‘’fllucke’’
Ndriçuesit që duken ‘’si flluska’’ ose ndryshe me forma sferike të kombinuara me njera-tjetrën janë një trend që jane rikthyer fuqishëm këtë vit. Këto lloj ndriçuesish krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe i shtojnë linjat e harkuara projektit tuaj. Një ‘’prekje’’ moderne pwr ambjentin por pa u larguar shumë nga stili tradicional.
Ndriçuesit transparent
Ndriçuesit transparent prej qelqi me llambat e ekspozuara do t’i shihni kudo këtë vit. Ky është sugjerimi ideal për adhuruesit e stilit minimalist. Ndriçuesit transparent vijnë këtë sezon me një varjetet formash si të rregullta ashtu dhe të çrregullta të kombinuara me element si ngjyra gold tek pjesa e rozetës. Të përshtatshëm për çdo lloj ambjenti por sidomos tek pjesa e kuzhinës.
Ndriçuesit industrial
Stili industrial i ndriçimit vazhdon të përdorët gjërësisht si për arredimin e shtëpive por edhe për restorante, bare ose ambjente zyre. Përveç zgjedhjes midis ndriçuesve me material çeliku ose bakri këte vit stili industrial ofron risinë e ngjyrave. Ndriçuesit industrial mund ti gjeni këtë sezon në ngjyrën e zezë, gold, rose gold dhe gri.
Ndriçuesit me modele të guximshme.
Ndriçuesit shumëngjyrësh apo me forma dhe dizajne ‘’të guximshme’’ po konsiderohen si një trend kyç në 2023- in. Një ndriçues që është me pamje artistike dhe të guximshme tërheq vëmëndjen edhe kur është fikur. Iluminuesit e mëdhenj në forma bizhuterish apo me dizajne të punuara do të ndryshonin totalisht projektin tuaj. Sugjerohen ndriçues me qelq të punuar apo në formë perlash.