Shandelierët klasik janë gjithmonë një element i veçantë i dizajnit jo vetëm të ndriçimit por edhe të ambjentit të përgjithshëm në një projekt. Si produkte mund të instalohen në sallon, dhomën e ndenjes, sallën e pritjes etj. Për vitin 2023-2024, ky segment po ndryshon duke sjellë trende të reja dhe zhvillime moderne në këtë stil të ndriçimit.
Kombinimi i stileve të ndriçimit: Kombinimi i elementeve të ndriçimit modern dhe klasik
Një nga trendet më të dukshme të viteve të fundit i cili do të ketë vazhdimësi edhe për 2024-rën është ndërthurja e stilit modern me atë klasik duke i thjeshtësuar modelet pa i humbur elegancën që i karakterizon si produkte. Kompanitë e ndriçimit po krijojnë modele me forma të thjeshta dhe linja të pastra duke përdorur ngjyra neutrale si argjendi, ngjyra e bardhë dhe transparente. Kjo sigurisht për t’ju përshtatur klientëve që pëlqejnë kristalet e elementët e qelqit por duan diçka më inovative. Disa nga këto versione që mund ti gjeni në Vitalux nga kompani gjermane dhe italiane i shihni në foton më poshtë:
Dizajne Artizanale dhe unike
Një trend që qëndron fort në treg është edhe përdorimi i dizajneve artizanale që rrjedhimisht janë unike. Punimet me dorë të kristaleve duke i miksuar me materiale të ndryshme si druri dhe metali krijojnë shandelierë të personalizuar dhe të veçantë. Gjithashtu një veçanti e këtij viti janë edhe dizajne florale: Lulet janë ‘’frymëzim’’ i përshtatshëm për dizajne të shandelierëve. Përdorimi i kristaleve që imitojnë lule të freskëta ose gjethet është një trend i fortë për vitin 2023-2024. Këto dizajne japin një ndjenjë të fresisë dhe romantizmit në ambientet ku ata instalohen. Gjithashtu pikat e ujit janë një tjetër dizajn që integrohet në pjesën më te madhe të modeleve pasi imiton qetësinë që ofron natyra, duke krijuar një ambient të relaksuar dhe të frymëzuar nga deti ose shiu.
Shandelier me ngjyra dhe modele të guximshme
Për të gjithë ata që ju pëlqejnë modelet e guximshme dhe duan ti japin projektit të tyre ndjesinë e personalizimit shandelierët e vitit 2023-2024 kanë modele me ngjyra larg klasikes. Kompanitë e ndriçimit tashmë po krijojnë modele me ngjyra blu, portokalli, jeshile, rozë etj. Dizajnerët po eksperimentojnë me forma të reja, duke përfshirë ato spirale, rrethore, dhe forma të tjera abstrakte që krijojnë një ndjenjë artistike dhe moderne. Ka gjithashtu nga ata dizenjues që i pëlqen të miksojnë stilin e shandelierve. Për shembull, në ambiente me stil modern, shandelierët klasikë po përdoren për të shtuar një ndjenjë të kontrastit dhe elegancës.
Shandelierët që marrin inspirim nga arkitektura e vjetër
Shandelierët që marrin inspirim nga arkitektura e vjetër janë një tendencë e re që ka për qëllim të sjellë një ndjesi të veçantë të historisë dhe traditës në dizajnin e ndriçimit. Ky stil i cili përshkruhet si “vintage” ose “retro” përdor elemente të arkitekturës të periudhave të mëparshme në kohën neoklasike. Këto produkte përdorin materiale tradicionale si bronzi e ari, ndriçimin me formën e qeramikave të vjetra ose dizajnin e pendafkave të mëdha klasike.Këto shandelierë janë shumë të përshtatshëm për njerzit klasikë që e vlerësojnë modën dhe historinë e dikushme. Këto ndriçues do ju çojnë ‘’në një udhëtim pas në kohë’’ dhe ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të ngrohtë.
Trendet e shandelierëve për vitin 2023-2024 sjellin një shumëllojshmëri të dizajneve dhe koncepteve që mund të përshtaten me shijen dhe stilin e çdo personi. Nëse po mendoni të ndryshoni ndriçimin në shtëpinë tuaj, këto trende janë një burim frymëzimi për të krijuar një ambient të mrekullueshëm. Nqs ju duhet një konsultë falas për iluminimin e projektit tuaj ju mirëpresim në showroom 🙂